The Orange Door

Albanian

  

Çfarë është The Orange Door?

The Orange Door është një mënyrë e re e përdorimit të shërbimeve për gratë, fëmijët dhe të rinjtë që përjetojnë dhunën në familje; dhe për familjet që kanë nevojë për ndihmë për t’u kujdesur për fëmijët ose të rinjtë.  Nuk është e nevojshme të rekomandoheni nga dikush që të merrni ndihmë me anë të The Orange Door. 

Çfarë mund të bëjë The Orange Door për mua?

Kontaktoni The Orange Door nëse:
  • një i afërm po ju lëndon, ju kontrollon ose ju bën të keni frikë, si për shembull partneri, një pjesëtar i familjes, shok shtëpie ose kujdestar
  • keni vështirësi me rritjen e fëmijëve për shkak konflikteve në familje, keni vështirësi financiare, sëmundje, vartësi ndaj substancave, pikëllim ose izolim
  • keni merak për sigurinë dhe mirëqenien e një fëmije ose të riu
  • keni merak për sigurinë e një shoku a shoqeje apo të një pjesëtari të familjes
Nëse jeni emigrant ose refugjat, ose nuk keni leje qëndrimi të përhershme, ne përsëri mund t’ju ndihmojmë. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë vetëm për shkak të statusit të emigracionit.  Ky është një shërbim falas.  Tregojuni punonjësve të The Orange Door nëse preferoni qasje me telefon ose qasje fizike në një qendër për të treguar situatën tuaj.  

Kam nevojë për një përkthyes

Tregojini punonjësve të shërbimit se keni nevojë për përkthyes.  Tregojini punonjësve të shërbimit:  
  • numrin e telefonit
  • gjuhën tuaj
  • kur është orari i sigurt për të telefonuar
Një përkthyes do t’ju telefonojë.  

A është shërbimi i The Orange Door për mua?

The Orange Door mirëpret njerëzit e çfarëdo moshe, gjinie, orientimi seksual dhe aftësie. Të gjitha preferencat kulturore dhe fetare respektohen. Tregojini punonjësit nëse preferoni të punoni me një punonjës mashkull apo femër.  The Orange Door punon me shërbime shumëkulturore, shërbime për komunitetin lezbik, gej, biseksual dhe transgjinor (LGBTI) dhe shërbime për aftësitë e kufizuara për të plotësuar nevojat e ndryshme të individëve dhe familjeve.  Stafi do t’ju japë informacion lidhur me opsionet dhe do t’ju lidhë me shërbimet që ju duhen.  

Ku është The Orange Door?

Shkoni në www.orangedoor.vic.gov.au për të parë një hartë të shërbimeve në zonën tuaj.

Kur është hapur The Orange Door?

The Orange Door është hapur nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, nga e hëna në të premte (mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare).  

Ku të shkoj kur The Orange Door nuk është hapur?

Kontaktoni shërbimet e mëposhtme jashtë orarit të punës:
  • Men’s Referral Service në 1300 766 491 (nga ora 8 e mëngjesit deri në 5 të pasdites të shtunën dhe të dielën) (Këshillim me telefon për dhunën familjare nga burrat, shërbim informacioni dhe rekomandimi)
  • shërbim asistence për dhunën në familje në 1800 015 188 (24 orë, 7 ditë në javë) është për gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje.
  • Linja telefonike e Victims of Crime (për të gjitha të prekurit nga krimet dhe viktimat meshkuj të rritur të dhunës në familje)
  • Linja e Sexual Assault Crisis është për viktimat e ngacmimeve seksuale 1800 806 292 (5 e pasdites deri në 9 të mëngjesit, nga e hëna në të premte, 24 orë në ditët e javës dhe në pushimet zyrtare)

Nëse ju ose dikush tjetër është në rrezik, telefononi Triple Zero (000) për ndihmë urgjente.